Sinani i merr seriozisht rekomandimet e auditorit të jashtëm për vitin 2015
Kamenicë – Begzad Sinani tha se rekomandimet janë marr në mënyrë serioze ndërsa plani i veprimit i miratuar nga këshilli i drejtorëve do të zbatohet në afatin ligjor, nga ana e drejtorive komunale.
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Begzad Sinani u mbajt mbledhja e radhës e këshillit të drejtorëve, ku me theks të veçantë u diskutuan rekomandimet e raportit të auditorit të jashtëm për vitin 2015.
Raporti për Komunën e Kamenicës i përmban 16 rekomandime, të cilat nuk kanë të bëjnë me shkelje serioze, por shumica janë të natyrës teknike.
Sinani tha se rekomandimet janë marr në mënyrë serioze ndërsa plani i veprimit i miratuar nga këshilli i drejtorëve do të zbatohet në afatin ligjor, nga ana e drejtorive komunale.
Ndërsa, për zbatimin e rekomandimeve do të përkujdesen: zyrtari kryesor financiar, Naser Hashani, Ismet Ahmeti e Luan Baxhuku auditor të brendshëm.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Islam Isufi, foli për fushatën e korrje shirjeve që ka filluar zyrtarisht sot në komunën tonë, ku në hapje pos stafit të Drejtorisë së Bujqësisë kishte marr pjesë edhe kryetari i komunës. /rajonipress/


