UBT

Shumë mërgimtarë largohen të zhgënjyer

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shumë mërgimtarë që këto ditë kanë qëndruar në Gjilan janë kthyer të zhgënjyer me gjendjen e rëndë energjetike. Më dukej si në kohën e luftës jeta këtu, pa rrymë, pa ndriçim publik dhe një atmosferë e zymtë u shprehën disa nga mërgimtarët.

Kur vijnë mërgimtarët në vendlindje ngjallet jeta dhe atmosfera festive. Këtë vit fatkeqësisht problemet me energji elektrike e kanë ndërprerë gëzimin dhe atmosferën që krijohej më herët.

Tani shumica po kthehen, por shumë prej tyre me mbresa zhgënjimi.

Murati një 54 vjeçar thotë se kësaj radhe pushimi i tij ishte shumë i cunguar. “Në lagjen time mbretëronte një heshtje e çuditshme për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Gjithkund në botë ndriçimi publik është puna më e vogël qw mundet një qeverisje komunale me ta sigurue. Kur s`ka ndriçim publik rriten rreziqet tjera përcjellëse. Madje një natë mezi e gjeta edhe rrugën e lagjes” shprehet ky mërgimtar.

Fundamenti

Bujari një tjetër mërgimtar që vepron në Zvicër tha se komuna e Gjilanit duhet të zgjohet nga gjumi. “E pash një atmosferë krejt ndryshe nga vitet e kaluara, kishte shumë më pak atmosferë festive sepse njerëzit i kishte kapur panika e rrymës. Kjo vërtet më la kujtime jo të mira sa qëndrova në familje”.

Por ka edhe mërgimtar të atillë që mungesën e rrymës nuk e kishin shumë problem.

Elezi një 44 vjeçar tha se me rëndësi është që ka ndodhur ndryshimi. “Unë jam kënaqur dhe kam kaluar mirë. Ata hajnat e mëdhaj i quam në Hagë, tash edhe me mbetën pa rrymë gajle se kam” u shpreh me ironi ky mërgimtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.