ARKATANA

Drejtori sportiv i Torinos i thurë lavde Ajetit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Torino sot (e diel) ka zyrtarizuar transferimin e Arlind Ajetit.

Me këtë rast drejtori sportiv i klubit italian, Gianluca Petrachi, ka thënë se është i lumtur që ka arritur në këtë transferim pasi 22-vjeçari është një mbrojtës shumë kualitativ.

Uji Dea

“Ajeti është një projekt që e kemi ndjekur që disa muaj. Ai është një mbrojtës qendror me cilësi të mëdha fizike dhe teknike”.

“Ajeti e ka konfirmuar klasin e tij edhe me Kombëtaren e Shqipërisë në Euro 2016. Kemi punuar në mënyrën e duhur, ashtu siç na takon dhe jemi të lumtur që kemi arritur të shtojmë cilësinë për Mihajlovic. Ai ka entuziazëm, dëshirë dhe kualitet për të bërë mirë. Mirëserdhe në Toro, punë të mbarë”, ka thënë Petrachi. /Telegrafi/