UBT

Policia gjatë zbatimit të masave anti COVID-19, ka gjetur se shoferi dhe udhëtarët nuk i përmbahen masave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia Rajonale në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor gjatë aktiviteteve ditore kanë ndaluar dhe identifikuar vozitës të autobusëve me targa vendore dhe gjatë kontrollit është gjetur se shoferi por edhe disa nga udhëtarët nuk u përmbahen masave anti COVID-19, duke mos bartë maskën gjatë qëndrimit në këto mjete të transportit publik.

Me këtë rast ndaj drejtuesve të autobusit dhe qytetarëve të tjerëve janë shqiptuar gjoba përkatëse.

Eco Higjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon të të gjithë qytetarët që tu përmbahen masave në fuqi kundër COVID-19./rajonipress/