United Hospital

Letër publike e Arianit Zeqirit: Bursisti pa bursë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – E gjitha filloi në dhjetor, kur ne bursistët e patëm fituar të drejtën e bursës (duke përmbushur kriteret) në afatin e rregullt të shtatorit. Si bursistë i prisnim se do të shpërbleheshim me to thotë Arianit Zeqiri student në “Kadri Zeka”.

Postimi i plotë dedikuar medieve nga ana e Arianit Zeqirit

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, a i pranoni padrejtësitë?

Unë personalisht si bursist i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka” nuk mund t`i pranoj ato. Për këtë arsye vendosa ta shkruaj këtë reagim duke iu lutur mediave që ta bëjnë publik.

Çka e bënë një student bursist ? – Një student bursist është ai student që përfundon studimet me notë mesatare të lartë, për çka pastaj sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht shpërblehet me një shumë të caktuar të parave nga universiteti përkatës, institucionet komunale apo shtetërore me qëllim të stimulimit për të vazhduar zellshëm studimet. Siç dihet gjithmonë bursistët në forma të ndryshme janë shpërblyer dhe ende shpërblehen në të gjitha universitet. Çuditërisht këtë vit universiteti ku unë ndjek studimet na privon nga kjo e drejtë.

Ky ndryshim i paarsyeshëm nuk është pritur aspak mirë nga kolegët e mi studentë (bursistë).

Mobi Casa

E gjitha filloi në dhjetor, kur ne bursistët e patëm fituar të drejtën e bursës (duke përmbushur kriteret) në afatin e rregullt të shtatorit. Si bursistë i prisnim se do të shpërbleheshim me to.

Menjëherë pas afatit të rregullt të shtatorit u njoftuam se rektorati nuk ka ndarë buxhet për studentët bursist. Si rrjedhojë, u mbajt një mbledhje ku prezent ishin bursistët e këtij viti, së bashku me rektorin B. Kosumi dhe stafin menaxhues të universitetit. Në këtë mbledhje na premtuan se në qershorin e ardhshëm (d.m.th. muajin e kaluar), me miratimin e ri të buxhetit në fund të muajit qershor do të sigurohen mjetet e nevojshme financiare për të mbuluar këtë të ashtuquajtur “mungesë”.

Mirëpo, edhe pas miratimit të këtij buxheti, si dhe premtimit që na u dha nga rektori në fjalë, rezultoi se nuk do të kemi bursa. Kjo informatë erdhi pas mbajtjes së një mbledhje në mes të menaxhmentit të universitetit dhe këshillave studentore.

Unë personalisht (por edhe kolegët e mi) jam i revoltuar shumë nga kjo padrejtësi. Çuditem se si në Kosovë më shumë ka vlerë ndriçimi i qytetit me drita për festat e fund vitit, apo festa të tjera, se sa motivimi i studentëve. Çuditem se si e pranon arsyeja dhe logjika e njeriut që studentët të mbeten pa bursa, e në të njëjtën kohë të ndahen mjete për rinovime e stër-renovime të fasadave, blerje inventari të ri e gjëra krejtësisht sekondare për universitetin.
Thellësisht i indinjuar shtroj pyetje: Për çfarë ai inventar dhe gjithë ato renovime? A po ndikoka inventari në cilësinë e dijes kur njëkohësisht studentët e dalluar demotivohen duke u privuar nga e drejta e tyre? – Nuk e besoj Pra, sipas menaxhmentit të këtij universiteti, unë në parim jam bursist (për shkak të notës së lartë dhe kritereve të tjera) ndërsa esencialisht jam me xhepa bosh.

Pra, bursist pa bursë.
Prandaj, nëpërmjet këtij reagimi i drejtohem strukturave menaxhuese dhe institucioneve kompetente t’i thërrasin mendjes dhe të marrin parasysh këtë kërkesë tonën, të gjejnë fonde dhe të na japin atë që na takon./rajonipress/

Me respekt Arianit Zeqiri – Student i universitetit “Kadri Zeka” – Gjilan.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.