FIDANISHTJA

Mourinho largon gjashtë lojtarë, në listë edhe Januzaj

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, nuk është në planet e trajnerit të ri të Manchester United, Jose Mourinho, sipas raporteve të fundit nga Anglia.

“The Special One” pritet t’i largojë gjashtë futbollistë nga “Old Trafford”, e kosovari Adnan Januzaj pritet të jetë në listën e zezë të Mourinhos.

Uji Dea

Përveç tij, në këtë listë bëjnë pjesë edhe Marcos Rojo, Morgan Schneiderlin, Bastian Schweinsteiger, Daley Blind, Juan Mata.

Deri më tani, United ka transferuar, Baillyn, Mkhitaryanin dhe Ibrahimovicin, ndërsa ka në objektiv edhe disa lojtar të tjerë./Indeksonline/