ARKATANA

Fidan Kurtalani merr mesazhe të shumta nga qytetarët, luten për shëndetin e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fidan Kurtalani është polici që mbeti i plagosur pasi vrau një qytetar në vetëmbrojtje. Vrasja ndodhi dje në lagjen “Arbëria” në Gjilan kurse Fidani që po shërohet në QKUK nga qytetarët ka marrë mesazhe të shumta shërimi.

Njëri nga Zyrtarët policor në incidentin që ndodhi të shtunën në lagjen “Arbëria” ka pësuar lëndime serioze në pjesë të ndryshme të trupit ku si pasojë e goditjeve i shkaktohen plagë të rënda trupore në pjesët vitale të trupit si dhe ekstremitetet e poshtme të trupit : si në shpinë, duar, këmbë, dhe disa pjesë tjera të trupit duke ja rrezikuar jetën e tij drejtpërdrejt, dhe kolegut të tij në detyrë, nga goditjet me thikë nga ana e të dyshuarit B.R. (1980) Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim në Gjilan.

Sulmet e vazhdueshme nga ana e personit të dyshuar me mjet të rrezikshëm vdekjeprurës, kanë qenë të vazhdueshme, ku njëri nga zyrtarët policor ju ka rrezikuar jeta e tij dhe e kolegut të tij, edhe për kundër që zyrtarët policor, pasi që i kanë përdorur të gjitha mjetet ligjore, dhe shkathtësitë fizike për ta parandaluar sulmin vdekjeprurës, njëri nga zyrtarët policor është detyruar në vet mbrojtje të përdor armën zyrtare si zgjidhje e fundit për të shpëtuar jetëra.

Eco Higjiena

Si pasoj e përdorimit të armës, personi i dyshimti ka ndërruar jetë.

Njëri nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës me lëndime të rënda trupore me urgjencë është dërguar në QKUK nê Prishtinë, dhe jeta e tij është në rrezik. Ky ishte versioni i policisë ndërsa polici i penduar është Fidan Kurtalani i cili edhe ka postuar një foto në rrjetet sociale.

Nga komentet shihet se Fidani ka marrë shumë urime dhe qytetarët janë lutur për shëndetin e tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.