98% e maturantëve të Kamenicës e kanë kaluar testin kombëtar
Kamenicë – Drejtori i Arsimit tha se është mbajtur Testi i Maturës shtetërore në dy pjesë ku si proces ka kaluar shumë mirë dhe me rezultate shumë të mira, ku në gjimnaz vlen të ceket se 98% e nxënësve e kanë kaluar testin e Maturës, poashtu vlen të ceket se kemi nxënës që kanë numër maksimal pikëve deri 180 pikë, regjistrimi i nxënësve në klasën e 10 është kryer sipas rregullave të MASHT-it ka thënë Shkodra.
Drejtori i Arsimit Agim Shkodra dhe zyrtarët e DKA -së mbajtën mbledhjen e rregullt me drejtor të shkollave të Komunës ku në këtë mbledhje në pika të shkurta raportuan për punët dhe detyrat që janë kryer brenda kësaj periudhe.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës z.Begzad Sinani që i inkurajoi dhe përgëzoi Drejtorin e Arsimit me stafin e DKA-së, Drejtorat e shkollave dhe mësimdhënësit për punën dhe arritjen e këtyre rezultateve.
Drejtori i Arsimit tha se është mbajtur Testi i Maturës shtetërore në dy pjesë ku si proces ka kaluar shumë mirë dhe me rezultate shumë të mira ku në gjimnaz vlen të ceket se 98% e nxënësve e kanë kaluar testin e Maturës, poashtu vlen të ceket se kemi nxënës që kanë numër maksimal pikëve deri 180 pikë, regjistrimi i nxënësve në klasën e 10 është kryer sipas rregullave të MASHT-it.
Një grup i mësuesve diku 30 mësimdhënës kanë mbaruar me sukses trajnimin në lëndën e Matematikës ku në një afat të shkurtër të gjithë mësuesit e komunës tonë do ta kryejnë këtë trajnim, po ashtu shkolla e Topanices është furnizuar me inventarë.
Në gjimnazin Ismail Qemali kemi një donacion nga BE – ja me vlerë 22.000 euro, pajisje me inventarë të teknologjisë informative dhe rregullimin e një klase për kabinet të informatikës, kanë përfunduar trajnimet ne dy shkolla për Koordinator të cilësisë dhe janë mbajtur intervistat për drejtorë të shkollave dhe në 3 shkolla kemi drejtorë të rinj.
Drejtori i Arsimit Shkodra iu rekomandoj drejtorëve të përgatitni listat për shpërndarjen e teksteve shkollore 1-9 ku prapë Ministria e Arsimit do ti furnizoj nxënësit me këto tekste në mënyrë që të mos kemi vonesa në pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, po ashtu dua t`ju njoftoj se kemi përpunuar rezultatet e suksesit të nxënësve në 3 nivele ku vlenë të ceket se rezultatet janë shumë të mira:47.6% kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm, 22.6% shumë mirë 16.22% mirë, 5.86% mjaftueshëm, gjithsejtë pozitiv 92.3 kurse me nota të dobëta kemi 3.03% dhe kemi 10 nxënës të panotuar, pra gjatë këtij viti shkollor ka qenë një punë dhe angazhim i të gjithëve./rajonipress/


