UBT

Gjilani hap fushatën e korrje-shirjeve, priten rendimente rekorde

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur zyrtarisht të premten fushatën e korrje-shirjeve.Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në hapjen zyrtare, ka thënë këtë vit presin rendimente rekorde.

“Sot po fillojmë fushatën e lamëve në komunën tonë dhe jo rastësisht e kemi zgjedhur ta hapim në tokat e bukës në Cernicë, që është simbolika e bereqetit për këtë vit në Gjilan dhe Anamoravë. Sipas njoftimeve profesionale nga Drejtoria e Bujqësisë, sivjet presim rendimente rekorde. Pas korrje-shirjeve duhet të bëhemi gati për mbjelljet vjeshtore, që nënkupton korrjen e misrit, por edhe përgatitjet për mbjelljet sezonale”, është shprehur kryetari Haziri.

Ai tha se synim i Komunës së Gjilanit është që toka e bukës të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pëllëmbë toke pa u punuar.

“Në Gjilan po synojmë që asnjë pëllëmbë toke të mos e lëmë pa e mbjellë. Po punojmë shumë që, përveç grurit dhe kulturave tjera, në Gjilan të kthehet kultivimi i duhanit dhe jemi gati që t’i subvencionojmë bujqit qind për qind. Synimi yni është që toka e bukës të shfrytëzohet maksimalisht dhe i lus familjet bujqësore dhe pronarët e tokave që vërtetë të përgatiten këtë vjeshtë për punë. Me bereqetin e këtij viti, besoj që edhe sofra do të jetë e begatshme. Urime”, tha Haziri.

Mobi Casa

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramdani, ka informuar se në këtë vit janë të mbjella 3 mijë hektarë grurë.

“Sot, pas vlerësimit se janë krijuar të gjitha kushtet dhe është bërë pjekja teknologjike e grurin, e fillojmë zyrtarisht fushatën. Komisioni komunal nga sot e deri në përmbyllje të fushatës do të jetë në monitorim intensiv. Këtë vit i kemi 3 mijë hektarë të mbjellura me grurë, 100 hektarë me elb dhe 130 hektarë me tërshërë. Në komunën e Gjilanit janë 68 kombanja dhe për dy javë besoj se do ta përfundojmë fushatën e korrje-shirjeve”, ka thënë Ramadani.

Për fund, kryetari Haziri dhe drejtori Ramadani kanë apeluar bujqit që të jenë të kujdesshëm gjatë fushatës dhe të mos i ndezin hamulloret./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.