Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës “7 Marsi” në fshatin Kabash
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë inspektuar nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës “7 Marsi” në Kabash të Vitisë.
Sokol Haliti ka thënë se komuna është e përkushtuar dhe po tregon kujdes maksimal që të ofrojë për të gjitha fshatrat infrastrukturën e domosdoshme rrugore. “Ne po realizojmë pjesën më të madhe të projekteve tona të cilat po i bëjmë bashkërisht me qytetarët” ka shtuar Haliti./rajonipress/


