Basha merr ofertë nga Italia
Skuadra nga Serie B, Vicenza po synon ta transferoj Migjhen Bashën gjatë kësaj vere. Migjen Basha ka mundësi që karrierën ta vazhdoj sërish në futbollin italian, respektivisht në Serie B.
Sipas mediave italiane skuadra e Vicenza po synon ta transferoj Migjhen Bashën gjatë kësaj vere, përcjell Gazeta Express.
Basha është në pronsi të skuadrës zvicerane, Luzern, me të cilin ekip ka kontratë deri në verën e vitit 2017.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, në gjatë muajt e fundit, ishte i huazuar te skuadra italiane, Como
Basha e njeh shumë mirë futbollin italian, pasi gjatë karrierës ka luajtur te skuadrat si Lucchese, Viareggio, Rimini, Frosinone, Atalanta dhe Torino. /Express/


