Emigrimi, frika që po vonon liberalizimin
Deputetja e LDK-së, njëherësh anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, thotë se vendimi i Parlamentit Evropian për shtyrjen e votimit të rekomandimit për vizat është marrë më moti dhe se nuk lidhet me demarkacionin.
Deklarimet e zyrtarëve të lartë të Parlamentit Evropian, por edhe të zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës se demarkacioni me Malin e Zi është pengesë për liberalizimin po vlerësohet si jo i drejtë dhe joreal.
Sipas njohësve të integrimeve evropiane dhe deputetëve të koalicionit qeverisës është frika nga emigrimi i vrullshëm arsyeja pse po shtyhet marrja e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vetë fakti se Kosova është futur në një pako me Turqinë dhe Gjeorgjinë jep indikacionet e qarta se ka të bëjë me frikën e rritjes së emigrimit. Ky është njëri nga problemet kryesore që po diskutohet në instanca të larta të Bashkimit Evropian.
Deputetja e LDK-së, njëherësh anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, thotë se vendimi i Parlamentit Evropian për shtyrjen e votimit të rekomandimit për vizat është marrë më moti dhe se nuk lidhet me demarkacionin./zeri/


