Katastrofë për Avdijajn, pëson lëndim të rëndë
Dionis Avdijaj është një futbollist shumë i talentuar, por edhe shumë i pafat.
Talenti shqiptar i Schalkes, i kthyer këtë verë në Gjermani pas një periudhe huazimi në Austri, te Sturmi i Grazit, ka pësuar një dëmtim të rëndë.
Gjatë një turneu në Kinë me Schalken, ku pritej të gjente hapësirë për të treguar se e meriton të qëndrojë te klubi i Bundesligës, Avdijaj ka pësuar një dëmtim të rëndë në meniskun e gjurit të djathtë dhe është kthyer urgjentisht në Gjermani, për të shkuar në Munich, ku do të kryejë kontrolle të detajuara, para se të vendoset për operacionin.
Ky dëmtim i prish shumë punë Avdijajt, që shpresonte të konfirmohej te Schalke dhe të tregonte se e meriton klauzolën prej 49 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij. /Express/

