Matoshi edhe për festën e Bajramit viziton institucionet
Kamenicë – Fatmir Matoshi së bashku me Agim Bucollin dhe Faik Rexhepaj, kanë vizituar zjarrfikësit kujdestar si dhe shtëpinë e komunitetit për personat me aftësi të kufizuara.
Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi dhe Drejtorin Agim Bucolli, kanë vizituar zjarrfikësit kujdestar të cilëve u`a uruan Festën e Fitër Bajramit. “Derisa të gjithë jemi në festë këta zjarrfikës kujdestarojnë dhe kryejnë me nder e përkushtim detyrat e tyre” ka shkruar Agim Bucolli.
Matoshi dhe Faik Rexhepaj, ndërkaq kanë vizituar dhe uruar Festën e Bajramit stafit dhe banorëve te “Shtëpia e Komunitetit për personat me aftësi të kufizuara fizike e mendore”./rajonipress/



