FIDANISHTJA

Lutfi Haziri: Jam i tronditur pas vrasjes se një personi dhe plagosjes së një tjetri në Gjilan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i tronditur pas aktit të vrasjes së një personi dhe të plagosjes së një tjetri në Gjilan.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund.

Mobi Casa

“Jam i tronditur pas lajmit të mbrëmshëm për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri në Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa kërkoj nga organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/