Bëhen bashkë Guardiola dhe Celina
Bersant Celina ka nisur sot stërvitjet me Manchester Cityn.
Skuadra e Manchester Cityt ka nisur sot stërvitjet për edicionin e ri, të prirë nga trajneri Pep Guardiola dhe lojtarët të cilët nuk kanë qenë në detyrë me Kombëtaret e tyre.
Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina, i cili do të kalojë parasezonë të plotë me skuadrën e parë të Cityt.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të që të tregojë vlerat e tij dhe të bind spanjollin se është gati për ekipin e parë. /Express/


