FIDANISHTJA

Aktakuzë kundër 4 personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve G.J., I.Gj., B.Gj. dhe S.D., për keqpërdorime në një tender në komunën e Ranillukut.

Sipas aktakuzës, që nga muaji janar i vitit 2018, në Ranilluk, të pandehurit e lartshënuar, si persona zyrtar në komunën e Ranillukut, me dashje kanë tejkaluar kompetencat ose nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që në tenderin me titull ‘’Rindërtimi dhe përmirësimi i ndriçimit rrugor në komunën Ranillukut për vitin 2018’’, të njëjtit nuk i kanë përmbushur detyrimet që dalin nga vendimi, duke mos iu përmbajtur paramasës dhe parallogarisë së këtij tenderi, ashtu që me mos veprimet e tyre kanë dëmtuar buxhetin e komunës në shumë prej 8.307,00 €, në favor të një operatori ekonomik në Prishtinë, duke i pranuar gjashtë (6) pozicione të pa kryera si pozicione të kryera, të cilat vizualisht shihen në disa fshatra të komunës së Ranillukut, ku në secilin fshat numrat e pozicioneve ndryshojnë por përshkrimi i punëve është i njëjtë, e pas pranimit teknik komuna e Ranillukut i paguan si pozicione të kryera.

Uji Dea

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.