Nis asfaltimi i rrugës Pograxhë – Gjilan
Gjilan – Ka nisur asfaltimi i rrugës Pograxhë – Gjilan. Banorët i janë gëzuar këtij investimi sepse përmirëson në masë të madhe jetesën e tyre dhe e bënë më të lehtë qarkullimin e veturave. Qamil Rexhepi dhe Arben Mehmeti ndihen të lumtur që qeverisja Haziri po i realizon projektet prioritare.
Kompania “Tali” ka nisur asfaltimin e rrugës Pograxhë – Gjilan, investim ky që është pritur kaherë të ndodhë.
Banorët e këtij lokaliteti i janë gëzuar asfaltimit të rrugës kurse Qamil Rexhepi kryetar i këshillit të fshatit thotë se është një investim i shumë pritur me vite. “Tani po realizohet ëndrra jonë dhe ky projekt po bëhet realitet nën udhëheqjen e qeverisjes komunale të Kryetarit Lutfi Hazirit” ka thënë Rexhepi.
Edhe Arben Mehmeti këshilltar komunal duke uruar banorët e Pograxhës ka thënës e me qeverisjen Haziri po jetësohen projektet prioritare të fshatit Pograxhë. “Shpresoj se kësaj pjese po i kthehet dinjiteti nën qeverisjen Haziri – LDK” ka thënë Mehmeti./rajonipress/


