UBT

Zullumqarët e Kosovës nuk e duan ndarjen e pushteteve

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Teza e njohur dhe e dokumentuar se çdo shoqëri dhe liria e saj sigurohen vetëm përmes ndarjes së tri pushteteve të pavarura nga njëra-tjetra e bën edhe dallimin kryesor në mes të demokracisë dhe diktaturës. Andaj, nisur nga ky parim, pushteti duhet kufizuar dhe ndarë në tri funksione themelore, atë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, përmes së cilave bëhet sigurimi i lirisë së qytetarëve.

Zeqa: Të fortët e politikës në pushtet i diktojnë ligjet dhe drejtësinë.

“Legjislativi i vendit nuk arrin ta kontrollojë kurrë Qeverinë, ngase raporti i forcave varet nga gjokset e mafiopolitikës, e cila kontrollon edhe drejtësinë. Kjo e fundit tani për tani nuk mund të veprojë si duhet, ngase preken interesat e qeveritarëve të korruptuar dhe kjo po ndodh në Kosovë, e cila monitorohet dhe kontrollohet nga ndërkombëtarët”, është shprehur për gazetën analisti Shefqet Dibrani,shkruan sot Kosova Sot

Teza e njohur dhe e dokumentuar se çdo shoqëri dhe liria e saj sigurohen vetëm përmes ndarjes së tri pushteteve të pavarura nga njëra-tjetra e bën edhe dallimin kryesor në mes të demokracisë dhe diktaturës. Andaj, nisur nga ky parim, pushteti duhet kufizuar dhe ndarë në tri funksione themelore, atë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, përmes së cilave bëhet sigurimi i lirisë së qytetarëve.

Por, sipas ecurisë së deritanishme dhe praktikës së funksionimit të këtyre pushteteve, është treguar se në Kosovë nuk kemi një ndarje të plotë të tyre, ngase deri më tani që të tria pushtetet kanë qenë vetëm në shërbim të njëra- tjetrës, e kryesisht në shërbim të qeverisë dhe mafio-politikës, e cila ka kontrolluar gjithçka, derisa të gjitha kanë funksionuar dhe po vazhdojnë të funksionojnë si të inkriminuara në korrupsion dhe krim të organizuar.

FIDANISHTJA

Nga ky kaos që e kanë krijuar mafio-politikanët përmes përzierjes së tre pushteteve, ku legjislativi nuk e kontrollon dot Qeverinë, derisa në anën tjetër drejtësia kontrollohet nga mafio-politika dhe Qeveria, pushtetarët qëndrojnë mbi ligjin.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se pseudopolitika dhe një klasë e dobët edukuese po e udhëheqin shtetin, derisa, sipas tij, njerëzit e kësaj klase politike janë edukuar me vonesë. Por, veç kësaj, Burjani thotë se më e keqja është se ata nuk kanë pasur njohuri për shtetin dhe as për të drejtën, e lëre më për ndarje të pushteteve shtetërore. Sipas tij, u bënë mbi 16 vjet dhe ende asgjë nuk ka ndryshuar. “Këtu s’ka respektim të Kushtetutës, por as të gjyqësisë, e në këtë drejtim, s’ka pasur as dije dhe as vullnet për të punuar kjo klasë politike, e cila ka punuar vetëm për interesa vetjake dhe ato partiake e familjare. Si rrjedhojë, shteti ynë mori kahun e një shteti që udhëhiqet nga të padijshmit, përkthyesit të cilët u shndërruan në politikanë pa pasur kurrfarë njohurish, madje për më tepër u avancuan edhe në pozita shumë të larta, si ambasadorë dhe ministra”, është shprehur Burjani.

sisht nga ekzekutivi Ndërsa, analisti Florim Zeqa u shpreh për gazetën “Kosova Sot” se është e vështirë të thuhet në mënyrë hipotetike se kur do të vijmë deri te ndarja e pushteteve në Republikën e Kosovës, ku pushtetet siç i quan të ndara e ndihmojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, duke i shërbyer në radhë të parë Qeverisë dhe mafiopolitikës, e cila kontrollon çdo segment të jetës në Kosovë.

Më tej, Zeqa ka nënvizuar se ky kaos juridik, i krijuar në vend, është bërë me qëllim nga mafio-politikanët, në mënyrë që këta të fundit t’i shpëtojnë kësisoj ndëshkimit për aferat korruptive që rëndojnë mbi supet e tyre. Ai shtoi tutje se legjislativi, pra Kuvendi i Republikës së Kosovës, si organi më i lart ligjvënës në vend, është i kontrolluar plotësisht nga ekzekutivi (Qeveria), e që në realitet do duhej të ishte e kundërta.”Të mos flasim për sistemin e drejtësisë që është i kapur dhe ngulfatur nga oligarkët e pushtetit në qeveri, por edhe nga një pjesë e mafiopolitikanëve në opozitë. Thënë ndryshe, të fortët e politikës në pushtet i diktojnë ligjet dhe drejtësinë, duke abuzuar me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe rrjedhimisht duke mos i respektuar të drejtat e qytetarëve të vendit, po ashtu as barazinë para ligjit dhe drejtësisë vendore”, ka theksuar ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.