HW

Limaj: Koalicioni “PAN” ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se gabimi më i madh politik që ka bërë kjo parti, është koalicioni me PDK-në e AAK-në vitin 2017 i njohur si “PAN”.

Ai ka thënë se në këtë koalicion pranoi të futet brenda një orë, për siç ka thënë ai për t’u bërë Ramush Haradinaj kryeministër.

Limaj ka thënë se ky qenë një nga gabimet më të mëdha që i kanë kushtuar me koste kësaj partie që nuk ka arritur të fuqizohet si parti politike.

Sipas tij, nga koalicion pësoi edhe AAK e PDK.

UBT

“Janë bërë disa gabime politike, vendimmarrja politike. Unë personalisht me fatin e Nismës kam bërë disa vendime të cilat kanë qenë gabime politike dhe me vetëdije – kosto i kam bërë këto. Në vitin 2017 kam pranuar që të futem brenda orës në një koalicion pas një opozite që ish bërë nga 2014 – 2017 për hir me bë Ramush Haradinajn kryeministër. Ky ka qenë vendimi më i gabuar i Nismës, në kuptimin partiak, sepse kemi paguar kosto. Pra, e kemi bërë me vetëdije, kur është bërë PAN-i. Dhe unë mendoj që ky u kanë gabimi kryesor. Nuk jam duke thënë që mbështetja e z.Haradinaj ka qenë gabim në asnjë mënyrë. Vendimi me shkua në një parti që ishte në pushtet ishte gabim, sepse u ndërtua brenda natës dhe z.Haradiaj shkoi brenda natës bërë kompromis dhe u bë kryeministër. Dhe kjo ka qenë gabim. I kushtoi tri partive”, u shpreh Limaj.

Ai ka thënë se kjo parti që nga viti 2014 ishte në trend rritje, por pas vitit 2017 u përballën me vështirësi.

“Nëse e shihini 2014-2017 ne kemi qenë duke u rritur, nga ky moment është një moment politik ku juve ju kushton dhe vështirë e keni me dal prej saj. Ne jetojmë në një ambient shumë të ashpër dhe nuk është lehtë”, ka thënë Limaj.

Si arsye që kjo parti nuk ka arritur të fuqizohet që mos të ketë dilema që të bëhet pjesë e Kuvendit, Limaj ka përmendur edhe përqindjen e lartë të kalimit të pragut, për të cilin ka thënë se është edhe jo demokratik./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.