KF Gjilani godet prapë me përforcime
Gjilan – Krerët e KF Gjilanit nuk kanë të ndalur ata sot në ambientet e klubit kanë paraqitur edhe një përforcim në radhët e tyre kësaj radhe është mbrojtësi Leotrim Bekteshi.
Mbrojtësi Bekteshi më herët ka djersitur fanelat e Trepqës89 dhe Besës së Pejës ndërsa në 6-të muajt e fundit ka provuar karrierën e tij në shtetin e Sllovakisë.
Ishte kjo një befasi për dashamirët e futbollit pasi mbrojtësi Bekteshi ditë më parë u prezantua si përforcim i Besës së Pejës, por si duket oferta e Gjilanit ishte më atraktive./rajonipress/


