Fundamenti

Arbër Ismajli kujton 2 korrikun: 26 vite shpresë e besë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arbër Ismajli ka bërë një paralele interesante që nga data e 2 korrikut. Unë sot në këtë ditë të shënuar dua të flas me Presidentin Rugova, e t`i tregoj se ne republikën e kishim menduar vetëm me nënshkrimin e një deklarate në parlament, duke harruar se republika më shumë se në parlament është në Koshare, në atë Kosharen e Agim Ramadanit e Sali Çekajt, ku para pak dite një Jabllanoviç përkujtoi kriminelët që lan kokën aty. Kjo m’bënë që akoma më shumë ta qajë hallin e të ndalem të lotoj për amanetet e tua President ka shkruar Ismajli.

26 vite shpresë e besë për Kosovën, po aq vite të mbushura me plotë aktivitete për aq vite pa pushuar as edhe një ditë për liri, pavarësi dhe demokraci kështui ka filluar Arbër Ismajli teksa e kujton 2 korrikun.

PËR 2 KORRIKUN NGA PARLAMENTI E NË KOSHARE

2 Korriku, ditë e rëndësisë së veçantë që për ne popullin e Kosovës simbolizon besë dhe shpresë, simbol i rezistencës dhe luftës për liri, pavarësi e demokraci.
Termin sovranitet e republikë e kishim dëgjuar shumë dhe me dekada, e kishim brohoritur gjithkah në protesta deri më 17 shkurt kur për së dyti u rikonfirmua deklarata e pavarësisë.

Kur Presidenti Rugova thonte republikë, më dukej sikur dridhej i tëri e tani ato emocione ja kuptoj pse ai e bënte atë, ai e donte shumë republikën, por edhe sikur e kujtonte atë thënien e vjetër “më rëndë është ta ruajmë se sa ta fitojmë” O Zot sa e shtrenjtë dhe e shenjët na qenka republika!

Uji Dea

Unë sot në këtë ditë të shënuar dua të flas me Presidentin Rugova, e t`i tregoj se ne republikën e kishim menduar vetëm me nënshkrimin e një deklarate në parlament, duke harruar se republika më shumë se në parlament është në Koshare, në atë Kosharen e Agim Ramadanit e Sali Çekajt, ku para pak dite një Jabllanoviç përkujtoi kriminelët që lan kokën aty. Kjo m’bënë që akoma më shumë ta qajë hallin e të ndalem të lotoj për amanetet e tua President!

Sot kur kujtojmë 2 Korrikun, nderojmë gjithë ata deputet që me sakrificën e tyre bënë që një komb i tërë të zgjohet e i tërë komuniteti ndërkombëtar ti drejtoj sytë nga Kosova jonë, që sot shënon 26 vite nga ai 2 Korrik i madh dhe 17 vite liri. Ne sot më shumë se kurrë nderojmë sakrificën e kombit dhe shprehim nderimet më të sinqerta për gjithë ata dëshmorë që me gjakun e tyre bënë që Kosova të festoj e lirë.

Urime Kosovë, urime shqiptarët e mi ku do që jeni!

Urime për 2 Korrikun me Republikë, me republikë edhe në Kosharen e Agim Ramadanit!/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.