FIDANISHTJA

Karateisti gjilanas Elhami Shabani nën kampion Ballkanik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Karateisti nga Gjilani, Elhami Shabani, i cili konsiderohet njëri ndër karateistët më të mire në Kosovë, në Kampionatin Ballkanik i cili është mbajtur në Poreq të Kroacisë është shpallur nën-kampion Ballkanik.

Në këtë Kampionat Ballkanik kanë marrë pjesë 10 shtete,ndërsa kanë garuar 1200 garues. Shabani gjatë rrugëtimit të tij të luftërave ka shënuar 4 fitore duke mposhtur karateistët Gisisek Matej nga Sllovenia, Vuqiq Sergej nga Bosna Hercegovina, Martinac Ivan nga Kroacia e Petkov Stefan i Bullgarisë.

FIDANISHTJA

Në luftën finale Shabani ka pësuar humbje nga karateisti i Turqisë, Enes Bulut. Elhami Shabani ka bërë të ditur se shumë pak i është dashur që të stoliset me medaljen e artë. “Katër luftërat të cilat i kam zhvilluar isha shumë më i mirë se kundërshtarët e mijë, në luftën finale kisha përballë karateistin nga Turqia edhe me këtë garues isha dukshëm më i mirë por në tre sekondat e fundit nga një pakujdesi e humba luftën, por megjithatë jam i kënaqur edhe si nënkampion Ballkanik duke ditur cilësinë dhe numrin e pjesëmarrësve në këtë kampionat”.

Për karateistin Elhami Shabani nuk do të ketë pushim, pasi brenda 30 ditësh do të sprovon forcën e tij në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Dubai./rajonipress/