Mobi Casa

Lojë e dobët e Dritës, nuk e mposht as Ulpianën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas 10 ditësh rikthehet Superliga e futbollit të Kosovës , ku Drita në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan në ballafaqim me Ulpianën ka zhgënjyer edhe njëherë tifozët e saj duke ndarë pikët me rezultat 1-1 . “Bardhekaltërtit” edhe pas 4 javësh nuk dinë për fitore ndërsa synojnë titullin e kampionit. Sikur në ndeshjet e kaluara poashtu edhe sot, Drita tregoi një lojë mjaft të dobët pa aksione drejt portës së portierit Blakqori.

Vendasit ishin ata që të parët rrezikuan drejt portës së portierit Malokun në minutën e 4-të, Ermir Rezi gjuan por Maloku shpëton rrjetën e tij, rast të ngjashëm kishte edhe Makolli në minutën e 20-të. Futbollisti Marko Simonovski në minutën e 27-të, shënon golin e parë në fanellën e Dritës së pari Limani nga ana e djathtë e gjenë bukur e me kokë nga afërsia shënon për 0-1.

Në pjesën e dytë në minutën e 56-të, Egzon Shabani nga goditja e lirë nga 18 metra shënon gol tejet të bukur në këndin e epërm të Malokut. Vendasit nëpërmjet Ermir Rezit kanë mundur të shënojnë në minutën e 72-të, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së Malokut.

Në minutën e 76-të, Simonovski nga pozita ideale nuk shënon. Drita edhe pas katër javëve nuk ka shënuar fitore duke hyrë në një krizë të thellë si të lojës poashtu edhe të rezultateve.

Hidromorava

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar. “Po na përsëritet nga një gjuajtje e kundërshtarit po pësojmë, nuk po kemi raste shënimi, futbollistët u angazhuan por pa sukses. Kampionati është i barabartë, nuk ka skuadër të dobët ndërsa ne synojmë titullin e kampionit”.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, pas 90 minuta është shprehur. “Kishim një kundërshtarë të fortë siç është Drita, ne jemi të kënaqur me një pikë tani edhe më shumë do të përmirësohemi pasi tani ndeshjet i zhvillojmë në fushën tonë dhe kjo do të jetë një përparësi e madhe për ne”.

Në javën e X-të, Drita është udhëtuese në Drenas për tu ballafaquar me Feronikelin.