ARKATANA

Drita e Gjilani zhvendosen nën shkallët e stadiumit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy klubet e qytetit të Gjilanit, Drita e Gjilani, janë në fazën e madhe të punimeve të zhveshtorës, pasiqë këto ditë pritet rrënimi i shtëpisë ku ishin zhveshtoret dhe puna administrative.

Punimet të cilat janë duke u bërë në stadium dy klubet janë detyruar që përkohësisht problemin e tyre ta zgjidhin nën shkallët e stadiumit, e cila është paraparë për parkingun e veturave e dy klubet këtë parking po i shndërrojnë në zhveshtore.

Këto punë të përkohshme këtyre klubeve po ju kushtojnë mbi 20 mijë euro duke improvizuar të gjitha mjetet përcjellëse siç janë banjot, zyret, korridori e shumë gjëra tjera.

Mobi Casa

Siç bëhet e ditur nga zyrtarët e Dritës, këto punime janë duke u kry në kushte shumë të vështira pasiqë parkingun po detyrohen ta shndërrojnë në zhveshtore.

Shpresohet se dy klubet e qytetit të cilat konsiderohen ndër më të organizuar në futbollin e Kosovës do t’ja dalin edhe kësaj sfide./rajonipress/