Hidromorava

Simbolika e 2 Korrikut

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Beqir Buzuku – Në çdo fillim të korrikut kujtesa na kthen prapa, Na kthen te koha kur deputetët shqiptarë, të cilët pushteti serb i përjashtoi nga Kuvendi i Kosovës, pikërisht më 2 Korrik të vitit 1990 në Kaçanik e shpallën Kosovën Republikë. Ai veprim i deputetëve tanë pati jehonë të madhe në Kosovë e më gjerë. Por gëzimi qe afatshkurtër, sepse represioni serb ndaj shqiptarëve, veçmas ndaj deputetëve u ashpërsua. Disa sish u burgosën, ndërsa të tjerët qenë të detyruar për të migruar në Perëndim e gjetiu. Dhe pas nëntë viteve, në qershor të vitit 1999, Kosova me ndihmën miqve perëndimorë u çlirua. Që nga ajo kohë e deri më tash ky shtet i ri, i cili filloi nga zeroja, ka arritur një zhvillim solid në të gjitha fushat e jetës…

RRUGËTIMI DREJT CAKUT
1
Sikur në rrethrrotullim po silleshin stinët,
Stinët e një kohe skajshmërisht pa lidhje,
Ditë e natë hartonim plane dhe analiza;
Medoemos duhej gjetur më t’mirën zgjidhje.
Dy Korriku i vitit 1990 solli një befasi:
115 veprimtarë miratuan një simbolikë…
Në atë ditë të madhe e lartësuan Kosovën,
Ia dhuruan t’merituarin titull: REPUBLIKË…

Eco Higjiena

HAPAT VENDIMTARË
2
Rruga nëpër të cilën duhej kaluar qe me zigzage.
Thonë, njeriu është më i fortë se guri,
Lypsej depërtuar sikur nëpër Rrathë të Dantes,
Për të flakur pozitën e të mbështeturit për muri.
Prit e prit e prit, e shumëpritura nuk vinte dot,
Plot nëntë vite kaluan, kaluan duke pritur kot;
Në qershorin e motit ’99 e shtrenjta LIRI erdhi,
Erdhi pasi që UÇK-ja e NATO e ndollën me barot…

Gjilan, 1. Korrik 2016 ………………Beqir Buzuku