Hidromorava

Gjilani po i kthehet territ të Mesjetës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lagjja e tetë ka gjashtë ditë që është pa ndriçim publik. Kjo lagje është shndërruar në një paralarja e që i përngjanë atyre në Siri ku banorët detyrohen të bëjnë edhe roje për shkak të pasigurisë, dhe vjedhjeve të shumta që po ndodhin. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka dështuar që të eliminojë këtë defekt që për banorët e kësaj lagjeje është domethënëse thotë Kushtrim Ibrahimi.

“Duket se ankesat e qytetarëve të lagjes se VIII Komuna e Gjilanit nuk i merr fare parasysh, kjo është një neglizhencë e madhe që ju bëhet këtyre banorëve. Ankesa e radhës e cila nuk merret parasysh nga udhëheqësit Komunal janë ndriçimi publik, i cili edhe pse e kanë bërë nuk janë në gjendje që edhe ta mirëmbajnë atë duke mos i dalur zot kësaj punë që është një ndër problematikat ma të vogla që i ka kjo lagje” shprehet Kushtrim Ibrahimi sekretar organizativ i LVV për këtë lagje.

“Pra lagjes tonë prapë po i kthehet Terri i Mesjetës, edhe pse kishte ankesa nga qytetarët prapë Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk ndërmori masat e duhura për rregullimin e këtij problemi që i kanoset qytetarëve të saj, sepse ne e kemi një Kryetar i cili është i interesuar vetëm për lëvdata dhe i viziton ato lagje të cilat po punohet në ndërtimin e rrugëve me cilësinë ma të dobët të mundur, pra e kishim lutur Kryetarin që t`i vizitoj edhe ato pjesë të qytetit ku nuk ka pasur investime dhe të investoj në to sepse e meritojnë qytetarët e saj të cilët janë taksapaguesit më të mëdhenj të Republikës së Kosovës” shprehet Ibrahimi.

Mobi Casa

Ibrahimi thotë se ka pesë ditë që nuk funksionon ndriçimi publik ku vetëm për këtë periudhë janë vjedhur mbi 10 shtëpi nga hajnat. “Është paralizuar tërësiht6 jeta në këtë lagje. Nuk funksionon staza e cila shfrytëzohej për qytetarët për të ecur mbrëmjeve. Jemi bërë sikur të ishim në Siri a Kandahar” shprehet i revoltuar Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se Naser Korça në vend se të merret me hallet e qytetareve, gjen kohë që edhe të relaksohet për fundjavë nëpër malet e kodrat e Kosovës, duke harruar e lënë padore problemet jetike që kanë banorët e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.