Forcojeni imunitetin me këtë “bombë me vitamina”
Ky është ilaçi më i fortë natyral për forcimin e sistemit imun.
PËRBËRËSIT
100 g rrush të thatë, – 150 g arra, – 100 g badem, – lëvoren e 2 limonëve, – 100 g kajsi të thata, – 100 g kumbulla të thata, – 250-300 g mjaltë.
PËRGATITJA
Bluani rrushin e thatë, arrat, bademin dhe lëvoret e limonit. Në masë shtoni edhe lëngun nga dy limonë, lëvoren e tyre që e keni bluar. Përzieni mirë. Shtoni edhe kumbullat e bluara dhe kajsitë. Përsëri përzieni bashkë. Në fund shtoni mjaltin dhe përzieni. E lini të qëndrojë në vend të errët për 1-2 ditë. Fëmijët më të rinj se 3 vjet ta konsumojnë një lugë, dy herë në ditë. Personat e rritur 1-2 lugë, tri herë në ditë.


