Arrestohen dy të dyshuar në Dobërqan, dyshohen për veprimtari të kundërligjshme
Gjilan – Policia e Kosovës, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas pranimit te një informate se në një lokal në fshatin Doberqan ushtrohet veprimtari e kundërligjshme e bixhozit, konkretisht loja Keno dhe Tombolla, kanë hyrë dhe kanë kontrolluar në lokal me urdhër të prokurorit të shtetit, ku kanë takuar të dyshuarin M. A. i cili ishte pronar i lokalit.
Ndërsa i dyshuari i dytë N.Q. është takuar duke vëzhguar lokalin (pa emër) nga parkingu përball.
Dyshohet se këta dy në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe të bixhozit”.
Nga pronari sekuestrohen përkohësisht: Tri (3) shtëpiza kompjuteri, Katër (4) monitor, Një (1) printer i tiketave Keno, Tre (3) TV, Tiketa të lojës Keno, dhe para në banknota të ndryshme euro dhe franga zvicerane.
Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit ndalohen për 48 h njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/


