E sulmon fizikisht viktimën femër, prangoset gjilanasi
Gjilan – Në rrugën “Wiliam Shekspiri” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare, e kishte goditë të njëjtën.
Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


