Mobi Casa

Kurti flet pas takimit me Merkelin, Macronin e Vuçiqin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje pas takimit që ka pasur me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në takimin që është bërë në kuadër të Samitit BE- Ballkani Përendimor, në Slloveni, Kurti ka thënë se është folur për Procesin e Berlinit, lëvizjën e lirë dhe njohjen e diplomave, transmeton Zeri.info.

FIDANISHTJA

“Në një bisedë me Kancelaren Merkel, Presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, folëm për Procesin e Berlimit; lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave.

Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë’, ka shkruar Kurti në Tëitter. /Zëri