UBT

Adnan Januzaj asiston në barazimin e Sociedadit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Futbollisti i krahut, Adnan Januzaj ka asistuar te Real Sociedadi që të enjten barazoi 1:1 në shtëpi me Monacon.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Evropës. Januzaj në minutën e 53-të asistoi për Mikel Merino që barazoi shifrat në 1:1.

Mobi Casa

Januzaj startoi te skuadra spanjolle dhe e kompletoi ndeshjen. Për Sociedadin është pika e dytë. Në xhiron e parë kishte barazuar 2:2 me PSV Eindhovenin, ndërsa Januzaj kishte realizuar gol.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, PSV Eindhoveni fitoi 4:1 në udhëtim ndaj Sturm Grazit.