Fundamenti

Komuna e Gjilanit investon afro 100 mijë euro në infrastrukturë te Muhaxheret e Doberqanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rreth 100 mijë euro është duke i investuar Komuna e Gjilanit në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Muhaxherët e Dobërqanit. Kjo informatë u bë e ditur gjatë vizitës që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë projekteve në këtë fshat.

“Te Muhaxherët e Dobërqanit jemi në përgatitje të asfaltimit të më shumë se 2.5 kilometra rrugë, me kosto afro 100 mijë euro. Shumë shpejt, për banorët e fshatit do të lehtësohet jeta pasi për herë të parë po asfaltohen rrugët këtu, edhe atë sipas standardeve. Po vazhdojmë t’i realizojmë programet tona në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit në mënyrë që t’ua bëjmë jetën e dinjitetshme qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Kryetari Haziri ka shprehur zotimin se deri në fund të mandatit të tij qeverisës nuk do të mbetet asnjë rrugë pa u asfaltuar.

Në këtë fshat, Komuna e Gjilanit e ka realizuar edhe ndriçimin publik, që është pjesë e programit të katërshes së infrastrukturës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.