Eko Higjiena

Qeveria në defensivë ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Autoritetet e Serbisë po qeverisin brenda territorit të Kosovës si në shtetin e tyre, ndërsa Qeveria e Kosovës po tregohet shumë e pafuqishme për t’i parandaluar këto veprime të cilat, për opozitën, janë fyese dhe nënçmuese

Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”, ngritja e përmendores së Car Llazarit, vënia e kurorave në Koshare për ushtarët e paramilitarët serbë, ngitja e fotografive të Sllobodan Millosheviqit dhe e simboleve shoviniste në Gazimestan, janë disa nga këto veprime ndaj të cilave nuk vepruar Qeveria e Kosovës me mekanizmat e saj.

Uji Dea

I kontaktuar nga “Zëri”, Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se ekzekutivi i vendit është i përkushtuar për të respektuar kulturën dhe trashëgiminë e të gjitha komuniteteve dhe se nuk lejojnë që mendësia e dëmshme të ndikojë në të ardhmen e vendit.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e kulturës dhe trashëgimisë së të gjitha komuniteteve të Kosovës, por gjithmonë duke u bazuar në ligjet tona, Kushtetutën dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Kosova. Ne si Qeveri nuk jemi që mendësia e dëshmuar si e dëmshme të ndikojë, aq më pak të dirigjojë të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës dhe në përgjithësi në vlerat demokratike dhe multietnike të cilat po ua ndërtojmë”, ka deklaruar Abdullahu. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.