Elseid Hysaj i jep fund dilemës, e ardhmja e tij me plot para
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj i ka dhënë fund dilemës për të ardhmen te Napoli. Mbrojtësi shqiptar ka vendosur të rinovojë kontratën me skuadrën e famshme italiane.
Lajmet e fundit që vijnë nga Italia flasin se Hysaj dhe Napoli kanë gjetur mirkuptimin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021. Madje Hysaj me kontratën e re do të ketë pagë dy herë më shumë se sa që fitonte aktualisht.
Edhe klauzola e tij do të dyfishohet ndërsa shqiptari do të ketë edhe bonuse në bazë të kësaj kontrate./Indeksonline/


