Kushtrim Ibrahimi: Kryetar eja edhe në lagjen e VIII, se edhe ne jemi në Gjilan?
Gjilan – Kushtrim Ibrahimi Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje për Lagjen e VIII-të ka bërë një varg akuzash në drejtim të qeverisjes komunale. Ibrahimi thotë se kjo lagje që ka mbi 800 familje nuk ka përjetuar asnjë investim nga qeverisja Haziri.
Ibrahimi në një letër publike e ka përkujtuar Lutfi Hazirin për premtimet e dhëna në kohën e fushatës. “I nderuari kryetar Haziri, para 3 viteve në lagjen tonë premtuat të na largoni “vadat” dhe “lloçin” nga rruga, si prioritet kryesor mirëpo fatkeqësisht dy herë ka qenë në projekt dhe është larguar nga projekti Arsyen Pse?. Një lagje e qytetit dhe e banuar më shumë se 30 vjet nga më shumë se 800 familje, ende lëvizim nëpër rrugën që e kem ndërtuar me parat tona të gjyshërve dhe baballarëve tanë në vitin 1997. Sikur ish kryetarët edhe ju vetëm në kohë të zgjedhjeve ju bie ndër mend që të na vizitoni dhe të kërkoni votën nëpër ato rrugë që nuk kanë as asfalt as ndriçim, po as kontejner të mbeturinave. Vallë shtroj pyetjen a jem edhe ne pjesë e këtij qyteti ku banojmë apo na harruat fare” ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi ka folur edhe rreth debatit që ka organizuar Haziri me qytetarët e ku thotë se me shumë vështirësi i ishte dhënë mikrofoni. “Të premten më datën 24.06.2016 ke mbajtur tubim me qytetarët në teatrin e qytetit, ku isha pjesë edhe unë aty ku doja ta bëja prapë këtë pyetje sa i përket lagjes sime dhe mezi mu dha rasti ta kem fjalën sepse sa pash un aty pyetje bënin vetëm “klani yt” që ishin përgatitur për “lëvdata dhe fjalë të mira për kryetarin” pra thuajse ishte e pamundur ta kem mikrofonin në duar u deshtë disa herë që të ngritem edhe në këmbë e ta kërkoja si me zor. Besoj kjo nuk është Liria e Shprehjes së Fjalës së Lirë apo Kryetar. Aty patë shumë të pa kënaqur me udhëheqjen tënde, më ra në sy edhe një Kryetar i një Nëndegës tënde ishte tejet i pakënaqur me ty kryetar i cili i përkiste Partisë Tuaj?. Përgjigjen që mora atë ditë nga t`i ishte që do të ndërtohet rruga, por kur kryetar?
Në debat ju thatë që nuk kam lyp vota për ndërtimin e rrugës sepse atë e meriton çdo qytetar jo vetëm i komunës së Gjilanit, por i çdo komunës se Republikës së Kosovës. “Ashtu është Kryetar mirëpo as këto premtime nuk po i realizoni” ka nënvizuar Ibrahimi duke shtuar së atë ditë në tubim the që zyrja e Kryetarit është e hapur për të gjithë mirëpo nuk është aspak e vërtet, sepse vetëm un personalisht kam ardhur disa herë dhe nuk ka pasur mundësi të takohem me Kryetarin i cili është i “hapur me qytetarët e tij”.
Dhe për fund Kryetar at ditë në tubim the që je i gatshëm të vish në secilën rrugë apo lagje për të biseduar me banor për problemet e tyre, atëherë eja dhe në lagjen tonë, kur të kish kohë meqenëse je shumë i angazhuar në partin tënde dhe në vizitat që i bon të shpeshta jashtë Shtetit, atëherë kur të kish pak kohë dhe mundësi eja dhe vizitoje këtë lagje dhe banorët e saj të cilët të presin me pyetjen që na Harrove dhe Ku janë Premtimet e tua gjatë fushatës” ka shtuar Ibrahimi./rajonipress/


