United Hospital

Komuna e Gjilanit ka ndërtuar në Bresalc 13 kilometra rrjet të kanalizimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, investimet që i ka bërë në infrastrukturë publike në fshatin Bresalc, i konsideron model.

Ky vlerësim ka ardhur gjatë vizitës së disa projekteve infrastrukturore në këtë fshat nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se vetëm në vitin 2015 dhe sivjet, Komuna ka ndërtuar në këtë fshat 13 kilometra rrjet të kanalizimit dhe 2.5 kilometra asfaltim të rrugëve.

“Aktualisht, jemi duke e përfunduar kanalizimin atmosferik për lagjen e “Gllamës” dhe lagjen e Xhamisë. Investimet e Komunës në Bresalc janë model. Fillimisht, e kemi ndërtuar rrjetin e ujësjellësit e kanalizimeve fekale e atmosferike, e më pasë kemi nisur me ndërtimin e rrugëve, në mënyrë që të mos preket më rruga pas asfaltimit. Vetëm në vitin 2015 dhe sivjet, Komuna ka ndërtuar në këtë fshat 13 kilometra rrjet të kanalizimit dhe 2.5 kilometra asfaltim të rrugëve. Këto janë investime që po ua lehtësojnë jetën banorëve të kësaj ane dhe nuk do të ndalemi derisa ta përmbyllin problemin e infrastrukturës në këtë fshat dhe fshatra tjerë”, ka deklaruar me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Banorët e këtij fshati kanë pasur fjalë falënderimi për Komunën, për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme.

Hidromorava

“Këto investime të Komunës janë si buka për neve. Jemi shumë të kënaqur që kryetari Luta po i mban premtimet dhe po na e heq lloçin. Na e ka lehtësuar shumë jetën këtu dhe shpresojmë shumë që do t’i kryen edhe do punë tjera”, tha Mustafë Selimi, banor i Bresalcit.

Po ashtu, me mbështetjen e organizatës shtetërore gjermane GIZ, janë renovuar disa klasë të shkollës “Ibrahim Uruqi” në Bresalc./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.