Fundamenti

Lutfi Haziri: Përfundimisht e hoqëm lloçin dhe vadat në Dobërqan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit gjithandej territorit po i vazhdon investimet në ndërtimin e katërshes infrastrukturore, ku përshihen rrugët, trotuaret, kanalizimit, ujësjellësi e ndriçimi.

Gjatë vizitës së punimeve në Dobërqan, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punëve, duke thënë se dinamika e ndërtimit të katërshes infrastrukturore do të jetë edhe më e madhe në ditët në vazhdim.

“Përfundimisht, me investimet në infrastrukturë, në Dobërqan e hoqëm lloçin dhe vadat. Jam i shumë i kënaqur për këtë. Tashmë banorët e këtij fshati do të bëjnë jetë të dinjitetshme. Në këtë resor po punohet më intensitet të lartë edhe në fshatra tjerë të Gjilanit dhe në lagjet e qytetit. Deri në vitin ardhshëm, ashtu si në Dobërqan edhe në tërë territorin e komunës sonë do ta heqim lloçin dhe vadat. Ky ka qenë dhe mbetet prioriteti i qeverisjes në Gjilan”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Fundamenti

Faza e parë e punimeve në infrastrukturë, në Dobërqan, ka përfunduar vitin e kaluar, ndërkaq gjatë vitit 2016 janë asfaltuar 8 rrugë me gjatësi prej mbi 1.3 kilometra, përderisa është intervenuar edhe në rregullimin e depos për sigurimin e druve në shkollën “Nazim Hikmet”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.