Mobi Casa

Kërkohet mobilizim i të gjitha instancave për parandalimin e zjarreve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka mbajtur sot një takim që kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve mes institucioneve komunale, policisë së Kosovës, këshillave të fshatrave dhe qendrës rajonale të alarmit, për ndëshkimin e shkelësve të ligjit, lidhur me zjarret dhe shkaktimin e rreziqeve tjera të qëllimshme.

Drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, duke përmendur disa nga pikat kyçe sa i përket vetëdijesimit të qytetarëve dhe metodave që duhet ndërmarrë në parandalimin e zjarreve, është fokusuar edhe në minimizimin e shpenzimeve, si dhe bashkëveprimin e të gjitha instancave për të ndaluar zjarrëvëniet e qëllimshme.

Hetem Jakupi udhëheqës i Njësisë së Zjarrfikësve në Viti, ka paraqitur raportin e punës dhe ka bërë krahasimin intervenimeve të vitit të kaluar me atë të këtij viti. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2015 njësia e zjarrfikësve në Viti ka të regjistruar 377 dalje, ku përfshihen gjitha intervenimet si nga zjarri, vërshimet, aksidentet etj. “Nga numri i përgjithshëm i intervenimeve, 58 % e këtyre janë nga zjarri, që do të thotë se kemi pasur 217 raste të zjarrit gjatë tërë vitit të kaluar. Gjatë periudhës 6 mujore të këtij viti kemi 86 raste, por sezoni me rrezikshmëri nga zjarret është tani në muajt vijues”, ka thënë Jakupi.

Fundamenti

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe Nijazi Miftari zyrtar për rrezikshmëri të lartë i cili njoftoi për strategjinë e rreziqeve nga zjarri, të hartuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa Sali Mustafa nga zyra rajonale e alarmit, u raportua për rastet e raportuara në këtë zyrë dhe shqetësimet për alarme të rrejshme që po ndikojnë negativisht ne efikasitetin e kësaj zyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.