Sadat Salihu në krye të LVV në fshatin Miresh
Gjilan – Sadat Salihu pasi ka marrë vlerësime pozitive për punën e bërë dhe angazhimin e tij shumë konstruktiv në të mirë të komunitetit në fshatin Miresh është zgjedhur sërish kryetar i LVV në këtë fshat.
Lëvizja Vetëvendosje pika në Miresh të dielën ka mbajtur zgjedhjet e lira dhe demokratike në mënyrë transparente duke zgjedhur një kryesi të re dhe shumë punëtore që do të përfaqësojnë Lëvizjen në mënyrën sa më të mirë të mundshme në këtë fshat.
Sipas Sadat Salihut në këtë kryesi ka pasur ardhje të reja me njerëz të gjitha moshave. Pas një diskutimi përmbajtësor dhe vlerësimit të punës, kryetar i LVV në Miresh është zgjedhur sërish Sadat Salihu, ndërsa anëtar tjerë janë: Bedri Asllani, Artan Murseli, Melihate Murtezi, Pajtesa Selishta, Bashkim Maliqi, Valentina Osmani, Avni Foniqi, Kushtrim Qerimi.
“Ne do të jemi gjithmonë ata që do t`i përfaqësojmë nevojat e fshatit në mënyrën më të mirë të mundshme” tha Sadat Salihu./rajonipress/


