Hidromorava

Qëndrueshmëria financiare e Kosovës kërkesa minimale për anëtarësim në BE

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Burim Haliti – Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është proces tejet i ndërlikuar dhe sfidues për shkak të shumë arsyeve tranzicionale. Republika e Kosovës vazhdimisht po ecë në drejtim të plotësimit të kritereve për integrim në BE, mirëpo këta janë hapa aq të vogël sa që ne si shoqëri duhet punuar me një ritëm të lartë të punës.

Shoqëria kosovare është e orientuar për integrim në BE plotësisht me të drejtë, mirëpo ky integrim nuk është sfidues dhe kompleks vetëm për qytetarët kosovarë, por edhe për institucionet kosovare sepse kërkohet përmbushja e kritereve të ndryshme. Avancimi i kritereve për integrim arrihet vetëm përmes krijimit të qëndrueshmërisë së stabilitetit politik, juridik, financiar dhe social.

Qëndrueshmëria financiare e një vendi varet nga mirëmenaxhimi dhe mirë shpenzimi i parasë publike në një vend, e jo vetëm nga rritja e lartë ekonomike apo hapja e vendeve të punës. Të kesh qëndrueshmëri financiar nënkupton se çfarëdo krize që mund të ketë vendi nuk vërehet mos funksionimi i tij, sepse financat hyrëse dhe dalëse janë të mirë menaxhuara.

Qëndrueshmëria financiar kërkon një legjislacion financiar dhe fiskal bashkëkohorë dhe një infrastrukturë pune bashkëkohore, sepse të hyrat dhe shpenzimet shtetërore kërkojnë planifikim dhe menaxhim. Parametri primar për të pasur një stabilitet dhe qëndrueshmëri financiare dhe fiskale është që paraja publike të shpenzohet sipas parimeve financiare dhe të mblidhet sipas procedurave juridike dhe ligjore në përgjithësi.

Eco Higjiena

Rreziqet kryesore dhe primare që mund ta cenojnë stabilitetin financiar të një vendi janë: ndërmjetësimi bankar dhe mungesa e tregut të letrave me vlerë (aksioneve, obligacioneve). Në këto dy aktivitete ne duhet ti ndërmarrim masa që të mos kemi një ndërhyrje dhe zotërim të tregut financiar nga ndikimi bankar dhe të mos na paraqitet mungesa e letrave me vlerë sepse kjo paraqet shkëndijat e para të çrregullimit financiar.
Ruajtja e stabilitetit financiar nënkupton që të kemi një recenzim dhe restriksion sistemik, ose mundësinë që sistemi financiar të humbë aftësinë e tij për të ofruar shërbime të ndryshme financiare ndaj subjekteve ekonomike dhe të zhvillimit ekonomik në përgjithësi.

Politika financiare e BE-së është zhvilluar shumë dhe në vitet e fundit i kanë detektuar shumë indikatorë të cilët mund të ndikojnë në zgjerimin e shpejtë dhe të dhënies së huave, likuiditeti bankar të jetë i mjaftueshëm, eleminimi i veprimeve jo të mira institucionale nga institucionet financiare dhe së fundi kemi detektimin e rritjes së kërkesës për kapital.

Përfundim: Shoqëria kosovare duhet të ndërmerr masa që të shtojë stafin profesional, të cilët do i orientojë institucionet kosovare që të mos e rrezikojnë stabilitetin financiar të vendit sepse rrezikimi i stabilitetit financiar nënkupton të kemi edhe destabilitet: politik, juridik, ekonomik dhe social të vendit. Arsyetimi bazë pse duhet të kemi një shtet me stabilitet financiar është sepse objektivi ynë euro integrues është anëtarësimi në BE dhe në këtë mënyrë ne do e plotësojmë një nga kriterin bazë në integrim./rajonipress/

Ma.Sc. Burim Haliti
(Master i shkencave juridiko-financiare)