Fundamenti

Gjilani merr tri pikë nga Drenasi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në javën e dytë të Superligës së Kosovës në futboll Gjilani ka arritur të shënoj fitore si mysafirë në Drenas në ballafaqim me Feronikelin duke e mposhtur me rezultat 0:1.

Në minutën e 66-të, Bujar Pllana bën ndërhyrje të pa lejuar ndaj Elton Calen në zonë, Pllana ndëshkohet me kartonin e dyte të verdh dhe përjashtohet nga ndeshja, ndërsa Progni shënon nga pika e bardhë duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren e parë në këtë kampionat.

Ndeshja kryesisht është zhvilluar në mes të fushës, futbollistët e Gjilanit gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë se futbollistët vendas.

Në minutën e 14-të futbollistët e Gjilanit nëpërmjet Krasniqit shënojnë por pas rishikimit të VAR-it goli anulohet për shkak pozitës jashtë loje.

Hidromorava

Rast të mirë për shënim në minutën e 86-të, kishte Dubova i cili nga 27 metra gjuan furishëm por portieri Smakiqi shpëton portën e tij.

Në minutat shtesë të ndeshjës, Useini i Gjilanit ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë dhe të kuqin.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, deklaroi.
““Feronikeli luftoi mirë, por ne i gëzohemi fitores së parë të arritur. Janë të rëndësishme fitoret në një kampionat që do të jetë i luftuar. I përgëzoj futbollistët për angazhimin, por komplimente edhe për Feronikelin që luftoi shumë edhe kur ishte me një lojtar më pak në fushë. Ekipi nuk është ende i gatshëm 100 për qind. Por, kur të kompletohemi do të jemi më të rrezikshëm”.

Në javën e tretë futbollistët e Gjilanit jan nikoqirë të Dukagjinit./rajonipress/