KKVITI

Mysafirë nëpër Gollak

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kah kem shkua nëpër Gollak – Kem kalua për merak! N’ çdo katund emër për emër – Mysafirët priten me zemër!

Sa herë shkonim në Tugjec –
Kemi hëngër lëng me spec !
Sa herë shkonim në Zajçec –
Bukë çerepi kem ngrënë për qef !

Sa herë shkonim në Jallaçë –
Kemi hëngër bukë pogaçe !
Sa herë shkonim në Meshinë –
Kemi hëngër bukë me shllinë !

Sa herë shkonim n’ Kremenatë –
Ujë të ftohtë kem pi me kënatë !
Sa herë shkonim nëpër Sfircë –
T’ gjithë na këqyrshin plot me smirë !

Mobi Casa

Sa herë shkonim nëpër Gëmicë –
Kemi ngrënë përshesh me grimcë !
Sa herë shkonim n’ Gjyrishec –
Kem pi tambël me gjyveç !

Sa herë shkonim në Magure –
Kemi ngrënë grurë për hashure !
Sa herë shkonim në Dazhnicë –
Kemi bë dritë me gaznicë !

Sa herë shkonim n’ Velegllavë –
Kem ngrënë pite e bakllavë !
Sa herë shkonim n’ Kranidell –
Kemi ngrënë mish t’ pjekun n’ hell !

Gjilan, më 09.06.2016. Demir Krasniqi