ARKATANA

Xhaka e la në lloç Arsenalin, Man City me “La Manita”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

City rrëmbeu pikët e plota pasi e mundi në shtëpi 5-0 Arsenalin. Në ndeshjen që u zhvillua në Etihad, Arsenali luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 35′, pasi Granit Xhaka u përjashtua me të kuq.

Manchester City e ka shkatërruar Arsenalin në Etihad Stadium.

Koeman: “Duhet ta pranojmë, Barça s’mund të shtyhet me United, City ose PS…

Hithra. Zgjidhja natyrale kundër rënies së flokëve!
Tre gola në jesën e parë dhe dy në të dytën i shënuan të besuarit e Pep Guardiolës që dhuruan spektakël në shtëpi.

Hidromorava

Ilkay Gundogan shënoi fillimisht për 1-0 në minutën e shtatë, më pas realizoi Ferran Torres në minutën e 12’ për 2-0.

Granit Xhaka e braktisi para kohe sfidën. Në minutën e 37-të, mesfushori shqiptari bëri një ndërhyrje të rrezikshme, por nuk e preku shumë kundërshtarin. Por, pavarësisht kësaj, për gjyqtarin ishte ndërhyrje e rrezikshme, duke e përjashtuar me të kuq.

Natyrisht kjo ia lehtoi edhe më shumë punët Cityt, që në minutën e 43’, e gjeti edhe golin e tretë. Për 3-0 shënoi Gabriel Jesus.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 53’, Rodri arriti të realizojë për 4-0, derisa krejt në fund, në minutën e 84’, Ferran Torres shënoi edhe njëherë, për rezultatin final 5-0. /Gazeta Express/