ARKATANA

Dita e Xherdan Shaqirit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Xherdan Shaqiri do të nisë sonte aventurën e re në karrierën me Lyonin.

Lyon do të përballet me Nantes nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katër në Ligue 1.

Pas tri ndeshjeve, Lyon ka regjistruar rezultate zhgënjyese, dy barazime dhe një humbje – shpresa është që sonte të sigurojë fitoren e parë të sezonit.

Mobi Casa

Për ta arritur këtë Lyon e ka edhe një armë më shumë në skuadër, Xherdan Shaqiri.

Ai është ftuar për sfidën e sotme dhe ka shumë shanse që të debutojë me fanellën e Lyon.

Shaqa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Lyon, i cili la Liverpoolin pas disa vitesh të paharrueshme, ku fitoi Champions Leaguen dhe Premierligën. /Gazeta Express/