Uji Dea

Shefket Sermaxhaj: Kika e gatshme për fillimin e kampionatit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra nga Hogoshti, Kika ka përfunduar të gjitha fazat për fillimin e kampionatit të ri në Ligën e Parë-B.

Në këtë kampionat skuadra nga Hogoshti, Kika, hyn me aspirata të mëdha, e cila do të jetë “arrë e fort” për shumë skuadra.

“Ne kemi kryer të gjitha përgatitjet, ndërsa ishim edhe një javë në bregdet dhe mendoj se e kemi komponuar skuadrën siç është më së miri , në këtë kampionat do të hyjmë me synime krejt kreut të tabelës pasiqë e kemi ruajtur skeletin e skuadrës nga kampionati i kaluar dhe kemi sjellur edhe futbollist mjaft të dëshmuar në futbollin e Kosovës”, ka bërë të ditur njeriu i parë në pankinën e Kikës, Shefket Sermaxhaj.

Prurjet e reja tek “bardh e kaltërtit” e Kikës ka bërë mjaft optimist trajnerin se në këtë kampionat skuadra e Kikës do të jetë e fuqishme dhe me pak fat munden të jenë në krye të tabelës.

Fundamenti

“Skuadrës ju kanë bashkuar Sali Kosumi e Leutrim Arifi nga Dardana, Besart Emini dhe Premton Isufi nga Vitia, Rinor Isufi nga Drita U19, Valmir Ferati dhe Altin Rudaku nga Gjilani U19, dhe të rinjët Jetard Kastarti dhe Dorart Kastarti, me këta lojtar ne kemi plotësuar disa zbrastira në klub ku shpresoj se të gjithë së bashku do të japim më të mirën për rezultate të dëshiruara”, bën të ditur trajneri Sërmaxhaj.

Trajneri Shefket Sermaxhaj, ka një porosi për qytetarët e Hogoshtir dhe të gjithë ata që iduan ngjyrat “bardh e kaltër” të Kikës.
“Ju bëjë apel të gjithë qytetarëve të Hogoshtit dhe gjithë dashamirëve të klubit që të na mbështesin në këto momente pasiqë së bashku me ju do të bëjmë të pamundurën të mundur që skuadra e zemrës suaj në këtë kampionat të dal faqebardh”.

“Bardhekaltërtit” e Kikës javën e parë do të takohen me Fushë Kosovën./rajonipress/