SC Gjilani e fillon me barazim stinorin e ri
Futbollistët e Gjilanit kampionatin e ri të futbollit 2021/22 e filluan në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Me interesim të madh është pritur paraqitja e Gjilanit në këtë kampionat pas përforcimeve të bëra në krye me trajnerin Ismet Munishin.
Gjilanasit në fillim të ndeshjes në minutën e 9-të, nëpërmjet Krasniqit godasin shtyllën e portierit Haxhijaja.
Golin e epërsisë Drenica e shënon në minutën e 15-të, kur nga gjuajtja e lirë shënon Denisson.
Futbollistët e Gjilanit tentuan që së paku ta barazojnë rezultatin dhe këtë e arritën ne fund te takimit, me autogolin e Lushtakut duke barazuar ne 1-1.


