Sokol Haliti prapë në teren, inspekton punimet në rrugën Beguncë – Binqë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet të cilat kanë filluar në asfaltimin e rrugës së Lirisë konkretisht në lagjen Godeni që gjendet në mes fshatrave Beguncë dhe Binqë.
Kjo rrugë po financohet nga buxheti komunal i Vitisë, derisa Sokol Haliti është zotuar se investimet do të prekin çdo cep të territorit të Vitisë. “Do të investojmë aty ku është nevoja dhe kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me shumë kujdes” ka thënë Haliti./rajonipress/


