Bukuri e amshuar (Beqir Musliut)
O Zot, na e ndriço mendjen në çastet kur ajo
errësohet.
Liroje atë nga trishtimi, kur është duke pritur, ag
e terr, dritën tënde.
Mos lejo kurrë të na thyhet besimi kur jemi në
gjysmë-udhë.
Ndihmona ta largojmë nga mendja demonin,
Çakallin me pamjen e njeriut, me shpirtin e Kainit.
Urën e fatit na e zgjero për aq sa të kemi mundësi
të arrijmë diçka nga lumturia tokësore e nga vlerat e
Tua hyjnore.
Mos e mbyll rrethin tënd magjik në këtë përdëllim
timin.
Më mundëso të jem atje ku Gjergji me shpatë
heq kokat e atyre që na e vunë litarin rreth qafe.
Mos na mundo pa nevojë, përderisa edhe vdekja
është fjetje, gjumë është, nga mund të shfaqet bukuria
përmes secilës prekje…
Njëjtë, siç është e shkurtër jeta – ashtu siç është
jetëgjatë arti.
Ajo bukuri e amshuar e zgjuar nga hiri dhe
fyelli!
Ramadan Mehmeti (Nga libri: HIRI I BOZHURES)

