United Hospital

Sahiti shkëlqen në fitoren e Hajdukut te Splitit, bën vrapim marramendës dhe realizon gol fantastik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Hajduk Split ka marrë një fitore me vlerë të madhe në Superligën e Kroacisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Poljud”, Spliti e ka mposhtur me rezultat prej 2:0 Slaven Belupon, e ku njërin nga golat e ka shënuar Emir Sahiti.

Në minutën e 35′, Sahiti ka marrë një top fare pranë mesit të fushës dhe me një shpejtësi marramendëse kaloj mjaft mirë në mbrojtjen Belupos, ku me pas realizoj edhe golin e parë për skuadrën e tij.

ARKATANA

Ndërsa, në fillim të pjesës së dytë Spliti e rrit epërsinë në 2:0, ku edhe e mbajti deri në fund të ndeshjes.

Hajduku i Splitit me këtë fitore ngritet në vendin e tretë me dhjetë pikë, ndërsa Belupo në të shtatin me pesë sosh.